MENU
klinika

Yjet e Hollywood

Tom Hanks, udhëtim mes komedisë dhe dramës

26.09.2018 - 13:47

Tom Hanks, ( emri i plotë Thomas J. Hanks i lindur më 9 korrik 1956, Concord, Kaliforni, SHBA), është aktor amerikan, i cili u bë natyrshëm një nga më të dashurit e publikut amerikan, por edhe më gjerë në një listë të gjatë filmash fantastikë ku ai luajti rolin e protagonistit.

Pas një fëmijërie nomade, Hanks u diplomua në degën e dramës në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë dhe u zhvillua në Cleveland, Ohio, duke luajtur një seri rolesh klasike. Në fund të viteve 1970 ai shkoi në New York, ku shumë shpejt mori një rol episodik në një film horror në vitin 1980.

Hanks mori famë për karakterin e tij komik në serialin televiziv “Bosom Buddies” (1980-82). Puna e tij e shkëlqyer në “Splash” (1984) i dha atij mundësinë të kishte role të tjera protagoniste në komedi duke përfshirë këtu: “Bachelor Party” (1984), “Volunteers” (1985) dhe “The Money Pit” (1986). Ai miksoi komedinë dhe dramën tek “Nothing in Common” (1986) dhe “Punchline” (1988), dhe portretizimi i një djaloshi me pamjen e një të rrituri në filmin “Big” (1988) i dha atij nominimin e parë për “Oscar” dhe i hapi rrugën për t’u bërë një nga më të mirët e kinemasë.

Pas aktrimit fantastik të Hanks dhe Meg Ryan në komedinë romantike “Joe Versus Volcano” (1990), ata u ribashkuan në filmin “Sleepless in Seattle” (1993) dhe “You’ve Got Mail” (1998), të dy filma me regji të Nora Ephron. Ai e portretizoi trajnerin pijanec të një ekipi baseball-i për femra në komedinë “A League of Their Own” (1992) dhe më pas roli i një avokati homoseksual me SIDA në “Philadelphia” (1993) i dha mundësinë të “rrëmbente” Oscarin e parë. Oscar-i i dytë erdhi vetëm një vit më pas për rolin në filmin e famshëm “Forrest Grump” (1994).

Hanks u nominua dhe herë të tjera për çmim Oscar për rolet në filma të shkëlqyer si: “Saving Ryan Private” (1998), me regji nga Steven Spielberg dhe “Cast Away” (2000). Përmendim këtu role të tjera shumë të mira në: “Apollo 13” (1995), “The Green Mile” (1999), dhe “Road to Perditio”n (2002). Në seritë e “Toy Story” (1995, 1999, 2010), Hanks i dha zërin kaubojsit Woody.

Në vitin 2002 Hanks luajti me Leonardo DiCaprio në filmin e Spielberg, “Catch Me If You Can” dhe portretizoi Robert Langdon, profesorin e simbolikës, në adaptimin kinematografik të librit të Dan Brown, “The Da Vinci Code” (2006); ai përsëriti rolin e Langdon në “Angels & Demons” (2009) dhe “Inferno” (2016). Në “Charlie Wilson’s War” (2007), Hanks u shfaq si senatori Charlie Wilson, i cili udhëhoqi rezistencën afgane ndaj sovjetikëve në vitet 1980 dhe më pas ai portretizoi një baba që vritet në sulmet e 11 shtatorit në dramën “Extremely Loud & Incredibly Close” (2011).

Tek “A Hologram for the King” (2016), një adaptim i romanit të Dave Eggers, Hanks luajti rolin e një shitësi që udhëtonte për në Arabinë Saudite në një përpjekje për të gjetur pasuritë e trashëguara. Gjithashtu në 2016 ai u shfaq në rolin e Sully, dramë e Clint Eastwood, e cila ishte bazuar në historinë e vërtetë të një pilot aviacioni i cili bëri një ulje emergjente në lumin Hudson. Pas rolit protagonist në filmin “The Circle”, Hanks u ribashkua me Spielberg në filmin “The Post” (të dy filmat në 2017), film i cili u krijua për të treguar historinë e botimit të Pentagon Papers. Në film, ai portretizoi Ben Bradlee, kryeredaktor i The Washington Post.

Hanks ka marrë shumë çmime dhe jo vetëm për rolet e tij kinematografik. Ai mori cmimin Kennedy Center Honor në 2014 dhe Presidential Medal of Freedom në vitin 2016.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit