MENU
klinika

Më 30 shtator është caktuar referendumi

Tsipras: Referendumi në Maqedoni do të jetë i suksesshëm

10.09.2018 - 18:48

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, ka uruar që referendumi në Maqedoni të jetë i suksesshëm si dhe shprehu bindjen se parlamenti grek do ta miratojë me shumicë votash marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë me Shkupin zyrtar.

Kemi marrëveshje të rëndësishme, e cila, nëse ratifikohet në referendumin e ardhshëm në vendin fqinjë, do të japë nxitje të rëndësishme që Selaniku në Greqinë veriore të bëhet forcë lëvizëse e zhvillimit dhe se do t’ia hapë rrugën Greqisë që të bëhet fuqi kryesore në rajonin e Ballkanit, ka deklaruar Tsipras në një konferencë për mediat.

Tsipras ka deklaruar se qeveria e tij do ta përfundojë mandatin e saj të plotë, edhe pse ka mosmarrëveshje me partnerin në koalicionin qeverisës për shkak të emrit të ri të Maqedonisë, në marrëveshjen e kontestuar e bërë me qeverinë maqedonase të Zoran Zaevit.

Aleksis Tsipras shprehu bindjen se partneri i tij në koalicionin qeverisës, Panos Kamenos, lideri i partisë Grekët e Pavarur, nuk do ta kërcënojë stabilitetin politik të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri