MENU
klinika

Humbi “House of Cards”

U akuzua për sulm seksual, aktori ia hedh paq

06.09.2018 - 11:28

Zyra e Prokurorit në Los Anxhelos nuk do të ndjekë penalisht aktorin Kevin Spacey pas akuzës për sulm seksual, i cili dyshohet se ka ndodhur 26 vite më parë.

Incidenti i pretenduar ishte jashtë statutit të kufizimeve të Kalifornisë. Zyrtarët konfirmuan në prill se ishte duke u hetuar një pretendim që përfshinte Spacey.

Një rast tjetër lidhur me një ngjarje të dyshuar në vitin 2016 mbetet nën shqyrtim. Një numër akuzash për sjellje të pahijshme seksuale janë bërë kundër aktorit që nga nëntori i kaluar, kur ai u akuzua për sulm seksual nga aktori Anthony Rapp në vitin 1986.

Aktori u shpreh se nuk e kujtonte këtë ngjarje dhe kërkoi falje publikisht nëse kishte bërë diçka të pahijshme. Ndërsa ka mohuar tërësisht akuzat që dolën më vonë. Policia në Londër po heton gjashtë raste penale kundër tij.

Akuzat ndaj Spacey bënë që ai të shkarkohej nga seriali “House of Cards” dhe u zëvendësua nga një aktor tjetër në filmin “All the Money in the World”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fundi i karrierës së aktorit të madh?

Rrënimi i Kevin Spacey