MENU
klinika

Bojkot vendimit për shkollën

Veliaj: Si do të kenë fytyrë Basha e Tabaku të kërkojnë votë?

27.09.2018 - 17:58

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës, sot pritej të miratoheshin disa projektvendime të rëndësishme për qytetarët.

Ndër to përfshihej edhe vendimi për rihapjen e një shkolle në Njësinë 8, të cilës administrata e kaluar e Bashkisë së Tiranës, e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku, të dy banorë të kësaj njësie, i kishte ndryshuar funksionin, duke e kthyer në zyra për ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Por, ajo çfarë ndodhi ishte se këshilltarët e opozitës e braktisën mbledhjen e sotme.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i zhgënjyer që këshilltarët e opozitës e braktisën mbledhjen, duke mos votuar as për kthimin e kësaj shkollë për fëmijët e Njësisë 8.

keshillki-bashkiak konica.al
keshillki-bashkiak konica.al

“Njësia 8 i ka dhënë mandatin e kaluar edhe për kryetar, edhe për nënkryetar të Bashkisë, Lulit dhe Joridës. Por, prona te Medreseja, ku sot ka zyrat UKT-ja, në fakt në versionin e vet origjinal ka qenë shkollë. Saliu, ngaqë i falimentoi të gjitha kompanitë, filloi t’i degdiste nëpër bashki dhe Bashkia i çoi zyrat e UKT-së në një shkollë, te Medreseja për Njësinë 8. Ne sot duam të marrim vendimin për ta çuar UKT-në te inkubatori i biznesit dhe të lirojmë një shkollë për Njësinë 8.

Kush është oligark, kalamajtë e Njësisë 8? Si do shkojë Luli dhe Jorida te Njësia 8 e t’u thonë banorëve: Mirë, kur ishim kryetar dhe nënkryetar të bashkisë s’bëmë asnjë punë, por tani s’duam ta votojmë këtë vendim, që t’u kthejmë shkollën fëmijëve tuaj? Unë ju garantoj për një gjë: Në qershor, jo vetëm do fitojmë bindshëm bashkinë, por do kemi shumicë absolute për të vendosur për qytetin e Tiranës sepse njerëzit i pane kush janë këta. Për një çikë “shoë” janë gati të përshtyjnë gjithçka. Ka një problem, po përshtyve shumë lart të bie fytyrë. Nuk mund të pështyhet gjithçka, sidomos punë që janë nisur dhe s’po bitiseshin në mandatin e tyre”, tha kreu i Bashkisë Tiranë.

Më tej Veliaj, duke akuzuar Lulzim Bashën dhe Jorida Tabakun, për mohimin e ndërtimin e ndërtimit të shkollës së re, theksoi dhe bindjen e tij për një tjetër fitore ne Tiranë, lidhur me zgjedhjet e qershorit.

“Si do kenë fytyrë te shtëpia e tyre dhe e prindërve të tyre, si Luli, si Jorida, të kthehen te Njësia 8 dhe të thonë: Ikëm, e bojkotuam vendimin që e çliron godinën, u mohuam kalamajve të Njësisë 8 shkollën me një turn. Si do kenë fytyrë, do shkojnë nesër të kërkojnë votat?”, deklaroi Veliaj.