MENU
klinika

Emri

Vendoset drejtor i Hipotekës Shkodër ish-deputeti

27.09.2018 - 16:01

Pas arrestimit të ish-drejtori Zamir Leka, vendin e mbetur vakant e ka zënë, ish-deputeti Gjok Jaku, i cili është vendosur drejtor i Hipotekës në Shkodër.

Gjok Jaku ka qenë zv.drejtori i Përgjithshëm i Hipotekës por ka mbajtur edhe disa poste të tjera.

Ai ka qenë kryetar i Bashkisë Lezhë dhe më pas deputet i Partisë Socialiste. Njëlloj, Jaku ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Bujqësisë.

Gjatë ditës së sotme, Jaku është prezantuar si kreu i ri në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Shkodër, përpara punonjësve të mbetur të hipotekës.

Gjok-Jaku konica.al
Gjok-Jaku konica.al

Kreu i Hipotekës Shkodër Zamir Leka u arrestua me akuzën për korrupsion bashkë me juristen Frida Mirashi që u la në “arrest shtëpie”.

Përpara ish-drejtorit Leka prokuroria lëshoi urdhër ndalimi edhe për ish-juristin Mirjam Bletaj dhe disa sekserë të dyshuar që u merrnin para të tjerëve për praktika të ndryshme në zyrën e hipotekës së Shkodrës.

Ish-juristi, Mirjam Bletaj dhe dy sekserët e dyshuar Sokol Tirana dhe Johan Zefi, janë në “arrest me burg”, sipas Gjykatës së Shkodrës, ndërsa shtetasi Ndoc Taraj ka marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN