MENU
klinika

Veseli takim me Ruçin

Veseli mesazh nga Tirana: Shtetësia dhe territori, të panegociueshme

12.09.2018 - 15:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë konferencës me homologun shqiptar Gramoz Ruçi, u shpreh qartë se shtetësia dhe territori i Kosovës janë të panegociueshme.

Kriza në të cilën është futur politika në Kosovë për shkak të tezës për korrigjimin e kufijve, ka detyruar kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe zv/kryeministrin Limaj që të zhvillojë takime me liderët politikt të Shqipërisë.

Veseli zgjodhi ambientët e Kuvendit të Shqipërisë për t’ia bërë të qartë Serbisë se shtetësia dhe territori i Kosovës janë të panegociueshme.

Qëllimi i vizitës është i qartë, është përcaktimi jonë për fqinjësi të mirë me Serbinë, për dialog, përsepktiva jona euroatlantike si shtete të pavarura dhe sovrane. Kosova shkon në dialog për ulësen në OKB. Shumë prej jush keni pyetje për shumë nga deklaratat që janë duke thënë kohët e fundit. Kosova ka shtetin e vet, ka kushtetutën, shkon në dialog, mos cënim të integritetit territorial. Në të njëjtën kohë mos pasjen e asnjë asociacioni të komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Kosova është shteti i pavaruru që promovon të drejtat e komuniteteve më mirë se cdo shtet europian.

Nuk ka opsion tjetër. Ajo që e më shumë aktualisht e demton Kosovën është mungesa e unitetit, nuk është koha të mendojmë për ego të luftës për pushtet aktualisht. Është momenti të mendojmë për gjeneratat e ardhshme, në mënyrë që të fuqizojmë shtetin tonë. As Vuçiç nuk mund të dëmtojë sovranitetin tonë me ardhjen e tij në Kosovë. Asnjë deklaratë nuk e dëmton Kosovën më shumë sesa mungesa e unitetit. Shpresojmë që nesër t’i japim një perspektivë Kosovës që të jemi bashkarisht në mënyrë që në fazën finale të dialogut Kosovë Serbi të jenë bashkë Kosovë dhe Serbi. Shtetësia jonë është e panegociueshëm, për aq kohë sa është territori”, tha Ruçi.

Ndërsa kryeparlamentari shqiptar Gramoz Ruçi i bëri thirrje politikës në Kosovë që qëndrimet e tyre të jenë të unifikuara.

“Edhe diskutimet në këtë fazë finale duhet të rikonfirmojnë arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshem që respekton tërësinë tterritoriale, karakterin multietnik dhe fetar, siç parashikohet në kushtetutën e Kosovës. Kjo është rruga e vetme për vendosjen e raporteve të reja mes Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetin në rajon.

Mesazhi im është që në këtë situatë aktorët dhe faktorët politike, të gjitha forcat politike të jenë unike, duhet të jetë unitet qendrimi dhe veprim, sepse ka shumë çështje që i ndajnë, por këtu bëhet fjalë për sovranitetin, shtetin, forcimin e shtetit dhe paqen jo vetëm ne Kosovë por gjithë rajonin”, tha Ruçi.