MENU
klinika

Kujdesi oral në Gjirokastër

Vetëm të rinjtë kujdesen për dhëmbët

13.09.2018 - 15:36

Kujdesi oral është një kulturë e munguar nga ana e qytetarëve në Tiranë dhe jo vetëm. Këtë e dëshmojnë jo vetëm studimet në nivel makro të organizmave ndërkombëtarë, por edhe vetë mjekët stomatologë në qytete e tjera të vendit. Artemisa, mjeke stomatologe prej 17 vjetësh tregon për Konica.al se në vëzhgimin e saj të kryer në Gjirokastër ka arritur në këtë përfundim:

“Është e habitshme që në kohën e sotme të diskutohet ende ky fenomen. Pacientët paraqiten tek ne në momentin kur kanë dëmtime serioze dhe ndërhyrja sigurisht që kërkon disa seanca. Kujdesi i rregullt oral është në përqindje të ulta dhe ndryshimi dallohet disi vetëm tek brezi i ri, ndërsa vizitat apo kontrollet janë inekzistente, një tregues ky i qartë mbi indiferencën totale të qytetarëve kundrejt shëndetit të tyre oral”.

“Sigurisht që qytetarët neglizhojnë në këtë aspekt e madje shumë prej tyre ankohen edhe për çmimet” – thotë Afrim Q. një tjetër mjek stomatolog, i cili shpjegon në këtë mënyrë se dhe aspekti ekonomik luan një rol domethënës në këtë indiferencë qytetare.

“Ky nuk është faji ynë sepse shumica e tyre paraqiten për mjekim kur avancimi shkon deri në gradë të fundit, pikërisht në atë fazë kur edhe dhimbjet janë të mëdha” – thotë ai ndërsa shton më tej: “Shëndeti duhet kontrolluar kohë pas kohe, por këtu vihet re jo vetëm abuzim por edhe mungesë kulture në këtë aspekt”

Mosha më e përkushtuar ndaj kujdesit oral për momentin janë pikërisht fëmijët dhe ata 25-40 vjec thonë mjekët ndërsa tregojnë se një interes i lartë për mjekim vjen gjatë kthimit të emigrantëve.

“Stina e verës gjithmonë ka shenuar fluks pranë klinikave dentare e janë kryesisht emigrantët që marin ndërhyrje mjekësore. Në fakt këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me kulturën e fituar jashtë vendit por bazuar edhe në çmimet mes vendeve tona, kryesisht me Greqinë. Tarifat atje janë shumë herë më të larta dhe kjo është një prej arsyeve që pse emigrantët paraqiten tek ne” – thonë mjekët.

Sensibilizimi i vazhdueshëm i kryer nga institucionet përkatëse duket se ende nuk po jep frytet e saj,por që në fakt duhet të jenë vetë qytetarët rojtarë të shëndetit të tyre.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spitali Rajonal i Gjirokastrës

Nuk kanë të sosur peripecitë për dializën


“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë

Turistët zgjedhin Vlorën për të pushuar

“Klima dhe çmimet e lira”, plazh edhe në nëntor

Plan për zgjerimin e tokës ku do ndërtohet

“Etje” për apartamente në Vlorë