MENU
klinika

Ndryshimi i Kushtetutës

Vetting-u në politikë/ Sot shqyrtohet nisma e PD-së

26.09.2018 - 10:26

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve, në drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00, për të shqyrtuar nismën e opozitës lidhur me vettingun në politikë.

PD ka depozituar projektligjin në Kuvend, më 7 shtator me të cilin synon ndryshimin e Kushtetutës.

Ky projektligj por është kundërshtuar nga shumica, pasi sipas tyre nuk është i formuluar në mënyrë të plotë.

vettingu konica.al
vettingu konica.al

Më tej, lideri i PD, Lulzim Basha ka sqaruar 5 rregullat sipas tij për realizimin e vettingut në politikë:

1. Vetingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë kuvendi.
2. Struktura e vetingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.
3. Vetingu i politikanëve do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare.
4. Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.
5. Vetingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.

Ajo çfarë është kundërshtuar është fakti se Basha nuk përmend në asnjërën nga pikat vettingun për familjarët e politikanëve.

Shumica kërkon që nëse do të bëhet një ligj i tillë duhet që patjetër të përfshijë familjarët.

Lidhur me reagimin e kryeministrit Edi Rama, ai ka paralajmëruar se fillimisht nisma e PD do të dërgohet në Komisionin e Venecias.

Nga ana tjetër Lulzim Basha e ka kundërshtuar një lëvizje të tillë.