MENU
klinika

Besa Nikëhasani, jashtë drejtësisë

Vetting-u/ “Prokurorja e Apelit në Shkodër ‘nuk ia del mbanë’

12.09.2018 - 18:17

Besa Nikëhasani ka mbetur jashtë drejtësisë. Me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, prokurorja e Apelit Shkodër u shkarkua nga detyra.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese, që kryesohej nga Sokol Como, pas mbledhjes së gjatë në dhomën e këshillimit.

Nikëhasani u vetua me përparësi, për shkak se kandidonte për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por nuk ia doli të kalonte me sukses filtrin e trefishtë të kontrollit. Nga hetimi administrativ rezultoi se subjekti nuk justifikonte dot pasurinë dhe kishte mungesë të të ardhurave të ligjshme.

kolana e librave

Nikëhasani e kundërshtoi ashpër vendimin dhe hapi i asaj i radhës, ishte përballja me Kolegjin, betejë të cilën e ka humbur tashmë. Shkarkimi i Nikëhasanit, fut në ngërc krijimin e institucionit të ri të KPL, kjo për faktin se nga katër kandidatë, tre janë shkarkuar.