MENU
klinika

Shtyhet seanca gjyqësore

Vijojnë të mbeten në arrati porositësit e vrasjes së Artan Cukut

11.09.2018 - 15:56

Vrasja e ish-komisarit, Artan Cuku, ishte një ndër vrasjet më të bujshme e vitit 2017, porositësit e të cilit nuk janë gjykuar ende.

Ditën e sotme duhet të zhvillohej seanca e parë gjyqësore për porositësit, përkatësisht: Bledar Jambellin dhe Shpëtim Lecin.

Seanca e parashikuar u shty, duke qenë se nuk ishte kryer njoftimi nga Drejtoria e Policisë së Beratit dhe ajo e Fierit.

Përsa i përket këtyre drejtorive, sipas Gjykatës, nuk dihet nëse i kanë njoftuar apo i kanë gjetur porositësit, të cilët janë ende shtetas në kërkim.

Kryekomisari, Ardi Veliu, ka marrë më pas një ankesë nga Gjykata, duke qenë se dy drejtoritë e policive, ajo e Beratit dhe Fierit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Duke qenë se seanca e parë u shty, është vendosur që më 25 Shtator të zhvillohet e radhës.

Ndërkohë Prokuroria ka marrë informacion nga Policia Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme se dy porositësit të cilët janë ende në kërkim, fshihen jashtë territorit shqiptar.