Pas një viti, nga vrasja e gjykatëses Fildes Havizi, Gjykata e Tiranës, ka marrë vendimin për kujdestarinë e fëmijëve të së ndjerës.
Sipas vendimit, fëmijët do ti kalojnë tezes së tyre, duke i hequr të drejtën babait të fëmijëve, Fadil Kasemit, i cili është dhe autori i ngjarjes së ndodhur një vit më parë.
Kasemi është ende në gjyq dhe duke pritur dënimin përkatës për krimin e kryer.
Fildes Havizi, gjykatëse prej disa vitesh në rrethin e Shkodrës, u ekzekutua gushtin e vitit të shkuar, në Tiranë, në zonën e Xhamllikut, pikërisht poshtë shtëpisë së fëmijëve të saj.
Në korrik të 2015-s, Fadil Kasemi u arrestua nga policia, pasi në Golem të Kavajës kanosi me një armë që mbante pa leje Fildesen në sy të 2 fëmijëve, ndonse magjistratja kishte kishte fituar edhe urdhër mbrojtje në muajin maj të po atij viti, pas divorcit.
Fadil Kasemi u akuzua për armbajtje pa leje dhe dhunë në familje, vepra për të cilat u dënua me 3 vite burgim dhe mësohet se kishte lënë qelinë më 14 janar të këtij viti, pasi kishte përfituar ulje dënimi nga amnistia që u bë në fund të vitit të kaluar.
Gjyqtarja kishte marrë nën kujdestari edhe fëmijët nga martesa me Fadilin, i cili në atë kohë do të deklaronte në Gjykatën e Kavajës së nuk mbante mend asgjë dhe se kishte qenë i dehur.