MENU
klinika

Vendimi

Vuçiç në Kosovë/ Haradinaj i anulon lejen pas protestave

09.09.2018 - 10:40

Pas protestës së qytetareve në zonën e Drenicës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës që të tërheqë lejen e dhënë për vizitë të presidentit serb, Aleksander Vucic në këtë zonë. 

Përmes një postimi në Facebook, Ramush Haradinaj thotë se siguria e qytetarëve është mbi të gjitha.

“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërheqjen per lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- ka shkruar Haradinaj.

Protestuesit bllokuan aksin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë.

Protestuesit kanë vendosur kamion, dru dhe objekte të tjera duke bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, të cilin Vuçiç kishte planifikuar ta vizitonte në orën 09:15.

Dje Vuçiç ka qëndruar në Zubin Potok, Gazivodë, Leshak, Leposaviç e Zveçan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcat policore në gatishmëri

Presidenti serb mbërrin në Kosovë