Nuk ishte parë kurrë më parë që tenistja amerikane Serena Williams të shpërthente ashtu kundër gjyqtarit në fnalen e US Open, të cilën ajo e humbi kundër japonezes Naomi Osaka.
Natyrisht, Williams u gjobit, por ndërkohë të gjithë diskutojnë kush ka të drejtë, tenistja apo gjyqtari. Një karikaturë e Herald Sun në Australi, nga Mark Knight, ka ngjallur debate.
Serena shfaqet si një fëmijë i llastuar që qan, ndërsa arbitri i thotë Osaka-s: “A mund ta lësh të fitojë?”. Polemika në lidhje me satirën groteske dhe me sfond racist, sepse Osaka pikturohet si teniste me ngjyrë të bardhë lëkure.
Të gjithë kundër Mark Knight, duke nisur emra të famshëm si shkrimtarja J.K. Roëling (autorja e Harry Potter), që shkruan në Twitter: “Bravo, e katandise një prej sportisteve më të mëdha në një karikaturë raciste dhe e bëre sportisten tjetër të madhe një objekt skene pa fytyrë”.
Natyrisht, Knight ka reaguar, duke thënë se nuk ka pasur në mendje asnjë detaj mbi ngjyrën e Williams apo Osaka, ndërsa në portale jo pak njerëz kanë dalë në mbrojtje të tij.