MENU
klinika

Marrëveshja për emrin

Zaev: Greqia e pranoi identitetin dhe gjuhën maqedonase

10.09.2018 - 21:27

Republika e Maqedonisë me Marrëveshjen e Prespës e ndërroi emrin, por Greqia me të e pranoi identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase”-u shpreh sot kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Ai theksoi se më 30 shtator duhet të sigurohen të gjithë që Maqedonia përfundimisht të vendoset në rrugën europiane të cilën e synon.

Këtë hap të cilin tani e kemi bërë më 30 shtator 2018 pas 27 vitesh është pikërisht ajo, të sigurojmë që ta kthejmë në drejtimin e duhur Maqedoninë dhe të ecë përfundimisht ashtu siç shohim se si zhvillohen vendet evropiane”, u shpreh kryeministri maqedonas.

Po, Republika e Maqedonisë pranoi përmes kësaj marrëveshje ta ndryshojë emrin e saj, por e fitoi pranimin nga Greqia të identitetit maqedonas dhe të gjuhës maqedonase. Jo vetëm se e ruajtëm atë por edhe Greqia e pranoi që sot përfundimisht të kemi një shtet të pranuar nga e mbarë bota”, theksoi Zaev.

Perspektivat evropiane për vendin do të thotë më shumë fonde parainkuadruese, investime për infrastrukturën, por çfarë është më e rëndësishme do të thotë sjellje e standardeve evropiane në Maqedoni”, përfundoi kryeministri Zaev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN