MENU
klinika

48 orë nga përfundimi i afatit

Zhbllokohet procesi për KLGJ-në/ Paraqiten dy kandidatura në Gjykatën e Lartë

04.09.2018 - 13:27

48 orë nga përfundimi i afatit të raundit të dytë, në Gjykatën e Lartë janë paraqitur dy kandidatura, nga Gjykatat e Apeleve në rrethe, duke bërë kështu që procesi për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor të marrë rrjedhë tjetër.

Muajt shtator-dhjetor pritet të jenë muaj të nxehtë të reformës në drejtësi për faktin se pritet të ngrihen institucionet më të rëndësishme, ato që konsiderohen si qeverisja e organeve të drejtësisë dhe konkretisht KLGJ dhe KLP.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë ka hapur thirrjen e dytë për të gjithë gjykatësit e apeleve në rrethe për të kandiduar me qëllim që të bëhen pjesë e KLGJ, shkruan bw.

Emrat e paraqitur pranë Gjykatës së Lartë pritet të publikohen në përfundim të afatit zyrtar të raundit të dytë.

Afati i paraqitjes së kandidaturave për KLGJ përfundon më 6 shtator, ndërsa kandidaturat e paraqiturapër Këshillin e Lartë Gjyqësor pritet ti nënshtrohen më pas procesit të vetting-ut.

M.H