MENU
klinika

Kuvendi nis sot pasdite

‘Zien’ politika/ Rama mbledh Kryesinë e PS, PD dhe LSI mbledhje grupi

03.09.2018 - 09:36

Paraditen e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë e Partisë, në Pallatin e Kongreseve ku përveç diskutimeve për sesionin e ri do të diskutojë dhe rendin e ditës për Asamblenë që mbahet të premten e 6 shtatorit, ku do të analizohet performanca e qeverisë. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Në mbledhjen e sotme, pritet që të ketë një koordinim për seancën dhe sesionit parlamentar, pas akuzave të fundit të opozitës. Sipas burimeve, priten ndryshime të mundshme në kryesi, ku përflitet rikthimi i deputetit socialist, Bashkim Fino.

Nga ana tjetër PD dhe LSI në orën 10:00 do të mbledhin grupet e tyre parlamentare.

Në orën 12:00, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin 3 javor.

Konferenca e Kryetarëve do të rikthejë debatin për Teatrin e ri Kombëtar, ku në bazë të programit me 13 shtator parashikohet që dekreti i Presidentit të kalojë për votim në seancën plenare.

Ky moment pritet të tensionojë marrëdhëniet mazhorancë-opozitë, ndërsa Lulzim Basha disa ditë më parë vendosi vijën e kuqe, duke paralajmëruar prerë PS se në qoftëse e rikalon ligjin për Teatrin do të sjellë përplasje civile.

Në 3 javët e para, Kuvendi i Shqipërisë parashikon shqyrtimin e 33 projektligjeve, ndërkohë që parashikohet të rrëzohet dhe dekreti tjeter i presidentit, ai për projektligjin për tatimin mbi të ardhurat.

M.H