MENU
klinika

Vlerësohet shqiptari

Zjarret/ Greqia i jep nënshtetësinë emigrantit që shpëtoi dhjetëra njerëz

04.09.2018 - 18:49

Pas zjarrit të madh i cili përfshiu Athinën në muajin korrik, shteti grek ka marrë vendimin të vlerësojë tre emigrantë, njëri prej të cilëve, shqiptar.

Ministri i Brendshëm i Greqisë, në bashkëpunim me Presidentin, kanë vendosur që të tre emigrantëve t’ju dhurojnë shtetësinë greke, si shpërblim i kontributit të tyre për të shpëtuar të mbijetuarit.

Kryeministri i Greqisë, Tsipras, ka vlerësuar gjithashtu emigrantët gjatë një takimi që zhvilloi në Mati me familjet e dëmtuara nga zjarri.

“Peshkatarët e Nea Makrit, vendas edhe emigrantë, zhvilluan një betejë heroike gjatë gjithë harkut kohor të tragjedisë duke shpëtuar jetë. Shteti e vlerëson sakrificën e tyre. I falënderojmë”, ka shkruar kryeministri grek në faqen zyrtare në Twitter.

Nga zjarri masiv që përfshiu periferinë e Athinës humbën jetën mbi 98 persona, ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Mes viktimave ishin edhe dy shqiptarë, ndërsa mbi 13 u lënduan nga beteja me flakët.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA