MENU
klinika

Pjesë e vetvetes

5 arsyet pse duhet të dëgjoni muzikë klasike

18.10.2018 - 15:28

Shumë mendime janë në unison për raportin e njeriut me muzikën. Shumica e njerëzve janë dakord se muzika e qetëson shpirtin, të relakson dhe të çlodh në mendime. Në shumë forma ajo ul stresin apo shton format e argëtimit. Njeriu në muzikë ndihet vetvetja që do apo është.

Shkencëtarët kanë hulumtuar efektin që mund të jap muzika tek njerëzit në mënyra të ndryshme. Sipas hulumtimeve të bëra nga “University of Phoenix”, truri juaj mund të ketë vështirësi në kryerjen e detyrave shkollore/universitare, nëse dëgjoni muzikë që përmbajnë tekst.

Në përmbajtje, procesi llogaritet sikur punë e dyfishtë e trurit, që natyrisht ka një ndikim negativ në trurin e njeriut.
Por, e kundërta ndodh nëse dëgjoni muzikë klasike dhe gjatë asaj kohe studionin apo kryeni detyrat e shtëpisë. Ja cilat janë pesë arsyet pse duhet të dëgjoni muzikë klasike:

Qetësimi

Muzika klasike ka një motiv relaksues dhe nëse dëgjoni muzikë të tillë gjatë studimit atëherë ajo do t’iu mundësoj të keni një mendje më të qartë dhe të mësoni njëkohësisht.
Në varësi të shijeve kulturore ajo me plot gojën të mbush dhe të çlodh, është një variant për të mbushur ditën kur ndihesh bosh apo kur do që të jesh vetëm për vetëm me muzikën.

“Efekti i Mozartit”

Kjo në të vërtet ekziston si term edhe pse natyrisht nuk funksionon për të gjithë. Tingujt e muzikës jo për gjithë kë mund të ngrejnë nivelin e të mësuarit më mirë, por mund të lejojnë që truri juaj të thithë më lehtë informatat. Pra truri funksionon më qartë dhe më mirë kur ka një muzikë klasike.
Muzika e duhur në kohë të duhur në të vërtet ekziston dhe duhet të gjeni muzikën që truri juaj e pranon më lehtë.
Te jesh në formë (komod)
Të mësosh shpeshherë mund të ndodhë që të ndikoj negativisht në humorin tuaj, por siç duket muzika klasike mund të rikthej disponimin e mirë. Ti ndiesh komod kur dëgjon atë dhe të çliron.

Është e mirë për gjakun

Psh, kur koha e provimeve afrohet, mënyra më e mirë për të evituar tension është muzika klasike. Në rastet kur qarkullimi i gjakut ka një aktivitet të rënduar nga punët e shumta dhe veprimtaria e ditës muzika mund të na ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut dhe të reduktoj nivelin e stresit.Stresi ka antistres të fuqishëm këtë ilaç të përkryer, muzikën klasike.

Fokusimi në të mirën

Besojeni apo jo, Beethoven dhe Mozart kanë mundësinë që të fokusojnë mendjen tuaj në gjërat pozitive. Relaksimi dhe angazhimi i trurit lejon që mendja të aktivizohet drejt këtyre proceseve.

Muzika mund të trajtojë “dhembjen” dhe të sjellë kënaqësi. Nëse ndjeheni i/e lodhur pas një dite të gjatë, një kompozim i mirë i muzikës klasike mund t’ua.

Më parë mendohesh se edhe kafshët kishin produktivitet të madh kur u vihesh muzikë në sfond.
Gjithë këto të mira duhet të bëjnë që njerëzit duhet të kthejnë vëmendjen nga muzika klasike dhe ta dëgjojnë më shpesh atë për të qënë më në formë dhe më pozitiv me veten, është një mënyrë më e mirë për të jetuar bashkë me të.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!