MENU
klinika

Dëmtojnë lëkurën tonë

5 gabimet që bëjmë gjatë dushit

16.10.2018 - 16:20

Pra, ndoshta mendoni se mënyra se si jeni larë  20 vitet e fundit eshte menyra e duhur.Por a është  vërtetë? 

Për sa kohë që  mbani trupin tuaj të pastër, qëllimi eshte i arritur, apo jo? 

Po ju themi që jo, duke bërë hapa të ndryshëm në kohën optimale, do të keni një lëkurë më të pastër dhe më të butë. Ja se çfarë jeni duke bërë keq, dhe si te beni dush në mënyrën e duhur.

1. NXEHTËSIA E LARTË

dush i nxehte-konica.al
dush i nxehte-konica.al

Ne e dimë, që ndjeheni mirë, por njomja e lëkurës suaj në ujë të nxehtë, në të vërtetë është duke e tharë atë. Dushe super të nxehtë largojne nga lekura juaj yndyrën  duke e bërë atë të ndjehet e thatë dhe me kruarje; ajo mund të çojë edhe në skuqje. Duhet gjithashtu të shkurtoni edhe kohen qe keni shpenzuar në dush, 5 deri në 10 minuta është ideale – nëse jeni duke larë flokët, synoni max 15 minuta, për të shmangur heqjen nga lëkura nivelelin natyral të lagështisë. Nqs thani lëkua juaj thahet, aq më shumë ka gjasë që të merrni skuqjen, pasi është më e lehtë për bakteret të depërtojnë në poret e lëkurës

2. Mospërdorimi i maskave gjatë dushit

maskat gjate dushit-konica.al
maskat gjate dushit-konica.al

Ky nuk është lajm i mire për ne! Ekspertët thonë se koha më e mirë për të bërë maskën tuaj të fytyrës është në dush, kur poret tuaja janë të hapura nga ngrohtësia e ujit. Kjo do të thotë që maskat hidratuese dhe ushqyese do të jenë në gjendje të japin të gjitha vitaminat dhe mineralet e tyre pasi ato mund të ”zhyten” në poret tuaja më lehtë. Në mënyrë të ngjashme, ‘heqja’ e maskave si argjili  mund të heqë më shumë toksina nga poret tuaja të hapura, pa rrezikuar dehidratimin e lëkurës tuaj pasi kjo maske nuk do të thahet plotësisht. Për një maske të shpejtë ushqyese dhe hidratuese, ju mund të aplikoni një shtresë me mjaltë  mbi lëkurën tuaj për 5 minuta ndërsa ju beni dush.

3. Depilimi në fillim të dushit 

depilimi para dushit-konica.al
depilimi para dushit-konica.al

Depilimi është një gjë e përjetshme trupin tone – pa marrë parasysh se sa here ju e bëni atë, qimet përsëri kthehen. Nëse doni të maksimizoni butesine ne lekuren tuaj për sa kohë të jetë e mundur, çelësi është që të prisni deri në fund të dushit , rreth dhjetë minuta në (ose gjatë kohës që jeni duke der dush )per të kryer depilimin. Deri në këtë kohë, lekura do te jete zbutur dhe poret do të jene hapur, duke e bërë shumë më të lehtë për të marrë rezutatin e duhur.

4. Përdorimi i sfungjerit apo laresit të vjetër

sfungjer-dush-konica.al
sfungjer-dush-konica.al

Ne e dimë se është e dhimbshme të hedhim diçka qe duket sikur ende nuk ka mbaruar, edhe pse mund te kete 6 muaj qe e perdorim, por ndonjëherë duhet te jemi me te kujdesshëm per gjerat qe smund ti shohim. Sfungjeret larës mbledh baktere dhe myk për shkak  të lagështis, të cilat mund të çojë në skuqjen e lëkurës. Idealisht nuk duhet ta përdorësh  për më shumë se një muaj. Për ta mbajtur  sfungjerin në gjendje më të mirë, lajeni atë sa më shumë që të jetë e mundur pas përdorimit dhe lereni të thahet tërësisht para se të përdoret perseri, duke e ruajtur në një vend të thatë.

5. Mos hidratimi menjëherë pas dushit

dehidratimi i lekures-konica.al
dehidratimi i lekures-konica.al

Para së gjithash, në vend që të fërkoni me forcë lëkurën me një peshqir, përpiquni butësisht ta thani ate pa  e ferkuar. Qëllimi nuk është që të jetë tërësisht i thatë, por të përdorni çdo lagështirë të mbetur në lëkurë kur ta hidratoni. Ekspertët pajtohen që brenda tre deri në pesë minuta pasi ju të bëni dush është koha më e mirë për të hidratuar lëkurën, në mënyrë që të kapni ujin e tepërt në sipërfaqen e lëkurës  pa e avulluar ende. Hidratuesit dhe vajrat e trupit veprojnë si një pengesë për lagështine. Hidratuesit me te mire jane natyral dhe te pasur me minerale si psh gjalpi shea ose gjalpi i kokosit, janë hidratues te mahnitshem natyrore.

Ju, për cilat nga këto gabime  jeni fajtor?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN