MENU
klinika

Mjekësia alternative

5 ushqime që duhet të hani kur jeni me grip!

21.10.2018 - 12:00

Mëso cilat janë ushqimet më të mira për të luftuar, trajtuar, dhe mundur të ftohtin ose gripin.

1.Supë me pulë

Receta e preferuar e gjyshes përmban cisteinë, një përbërës që ndihmon në hollimin e mukozës së gojës dhe lehtësimin e dhimbjes së fytit. Ky ushqim gjithashtu mund të zvogëlojë inflamacionin në mushkëri.

2.Hani kos

Kosi i ftohtë dhe produkte të tjera të qumështit janë të pasura me zink, i cili ndihmon në forcimn e sistemin imunitar.

3.Hani fruta dhe perime

Vitamina C nuk mund të parandalojë ftohjet, por studimet tregojnë se ngrënia e ushqimeve të pasura me Vitaminë C mund t’ju kthejë në gjendje normale më shpejt.

Ajo gjithashtu ka një efekt të lehtë antihistaminik, i cili mund të zvogëlojë simptomat e hundës.

kolana e librave

4.Provoni ushqimet pikante

Hudhra, shafrani, specat djegës dhe erëza të tjera të forta mund të ndihmojnë në lehtësimin e mbingarkesës së hundës dhe të sinusit.

Provoni këto kura natyrale dhe të shëndetshme dhe do të keni përmirësime te dukshme.

5.Hani mish të kuq

Zgjidhni mishin e kuq për të marrë proteina pasi është shumë i pasur me zink.

KUJDES! Mos konsumoni alkool!

Ndërkohë që duhet të pini shumë lëngje kur luftoni me një të ftohtë apo grip, mos konsumoni alkool.

Vera, birra dhe pije të tjera alkoolike ndikojnë direkt tek enët e vogla të gjakut dhe i bën sinuset të ndjehen të mbushura dhe zvogëlojnë aftësinë e trupit për të luftuar infeksionin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN