MENU
klinika

Reforma pa rezultate

65% e ujit të pijshëm nuk paguhet

18.10.2018 - 12:24

Reforma në sektorin e ujit nuk po jep ende rezultate domethënëse. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Ujit, niveli i humbjeve në rrjet vazhdon të jetë tjetë i lartë.
Vitin e kaluar, uji pa të ardhura ishte 65%, ndërsa në vitin 2014 kishte qenë 67.2%.
Në tre vjet, rënia e këtij tregues është shumë modeste dhe, ç’është më e rëndësishmja, uji që nuk paguhet vazhdon të jetë shumë më tepër se ai që faturohet dhe paguhet.
Nga ana tjetër, ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve, kanë eficiencë të ulët funksionimi dhe stafe të tejfryra. Në 2014 ishte 5.49 të punësuar për 1000 lidhje uji, ndërkohë që në 2017 është rritur me 5.5 të punësuar për 1000 lidhje. Ky raport është shumë i lartë krahasuar me mesataren europiane prej 0.8-1 staf /1000 lidhje.

Ende 70% e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve nuk mbulojnë 100% shpenzimet e operimit dhe mirëmbajtjes nga të ardhurat që arkëtojnë.
Për pasojë, qeveria do të subvencionojë 1.2 miliardë lekë për vitin 2019, ndërsa për vitet në vazhdim kjo shifër do të rritet më tej, deri në 1.4 miliardë lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!