MENU
klinika

Qeveria miraton buxhetin

900 mln USD investime publike për vitin e ardhshëm

26.10.2018 - 15:29

Qeveria shqiptare miratoi të premten projektbuxhetin e vitit 2019. Me një deklaratë publike, pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se ky buxhet dhe paketa fiskale që e shoqëron reflekton vëmendjen e plotë të kësaj qeverie ndaj qytetarëve, qoftë në vazhdimin e konsolidimit fiskal, qoftë dhe në rritjen dhe mbi të gjitha prioritizimin e investimeve publike, në favor të rritjes ekonomike.

“Megjithëse jemi duke ulur borxhin publik, prapë do të kemi një nivel investimesh të konsiderueshme prej 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pra, qeveria si aktor ekonomik, nëpërmjet invesimeve publike, do të vazhdojë të investojë në nivele të konsideueshme dhe në terma nominal investimet publike do të shkojnë rreth 900 milionë dollarë,” tha Ahmetaj.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Ministir nënvizoi edhe lehtësitë e paketës fiskale për sipërmarrjet dhe individët. Mbi 15 mijë punëmarrës përfitojnë nga ulja e normës së tatimit mbi pagat e nivelit të mesëm dhe të lartë; 20 mijë biznese ose mbi 50 mijë investitorë të kapitalit nga ulja e normës së tatimit mbi dividentin, nga 15 % në 8 %; mbi 50 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor nga incentivimi i fermerëve të bashkuar, inkorporuar; nga ulja e taksave të ndryshme si ajo e ambalazhit, e kërkuar me vite e vite, përfitojnë ulje kostoje dhjetra operatorë të fushës; nga përjashtimet e parashikuara në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, lehtësohet veprimtaria e qindra operatorëve ekonomikë në industrinë e fasonit, makinerive bujqësore dhe farmaceutikës.