MENU
klinika

Bonusi

Rama: Kaq para do jepen për lindjet binjakë dhe trinjakë

26.09.2018 - 18:57

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të shumta nga qytetarët, pas lançimit të nismës së qeverisë për bonusin e bebeve nga 1 janari i 2019-ës.

Paraditen e sotme, kryeministri Rama foli për risitë në pr/buxhetin e vitit të ardhshëm ku e vuri theksin tek bonusi që marrin familjet për lindjen e fëmijëve.

Aktualisht ky bonus është 5 mijë lekë, Rama nga ambientet e kryeministrisë deklaroi se kjo shumë do të 8-fishohet për fëmijën e parë, duke e bërë 40 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e dytë ky bonus do të jetë 80 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e tretë do të jetë 120 mijë lekë.

Edi-Rama konica.al
Edi-Rama konica.al

Por në një aktivitet pasditen e sotme, Kryeministri sqaroi edhe rastet kur fëmijët do të jenë binjakë, por edhe trinjakë.

Rama sqaroi se në rastet kur fëmijët do të jenë binjakë, atëherë bonusi do të llogaritet sikur të dy fëmijët janë të dytë, nga 80 mijë. Po ashtu, ai sqaroi edhe rastin e trinjakëve, duke thënë se të tre do të vlerësohen si të ishin të tre fëmijët të tretë.

“Ka nga ata që pyesin sesa do marrin nëse do lindin binjakë. Ishte njëri që shkruante o vëlla sa lekë do jepni nëse lind binjakë. Atëherë, nëse do kemi binjakë, bonusi do jepet si fëmijë i dytë, pra 800+800. Po për trinjakë? Sepse një zonjë para pak ditësh lindi tre bebe. Ata do llogariten si fëmijë e tretë, pra 1 milionë e 200 mijë lekë për secilën bebe”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore