MENU
klinika

Politika e re

Rama 10- fishon shpërblimet për lindjet

26.09.2018 - 11:06

Kryeministri Rama, ka prezantuar ditën e sotme nismën e re sëbashku me ministren e Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastiliu.

Lidhur me shpenzimin e buxhetit të vitit të ardhshëm kryeministri ka deklaruar se për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria Rama do të japë një çek, disafish më të lartë se ai që merrej deri më tani.

Për ata prindër që kanë fëmijën e parë, shpërblimi do të jetë 400 mijë lekë të vjetra, për fëmijën e dytë 800 mijë lekë, dhe për fëmijën e tretë 1 200 000.

 Teksa prezantoi këtë politikë të re, Rama e konsideroi të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm në rrugën e reformave.

rama-manastirliu
rama-manastirliu

“Reformat shtetbërëse patjetër që kanë dhimbjet dhe sakrificat e tyre. E vërteta është se njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, që në krye të herës kanë qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtyre reformave, dhe pamundësinë për të vijuar në kaosin e rrëmujën e situatës ku ishin. Pas vendosjes të disa bazave të domosdoshme për të ardhmen e vendit, njerëzit kanë nevojën të shohin disa fryte, disa arritje. Është e rëndësishme të mos harrojmë nga u nisëm, dhe kontekstin në të cilin veprojmë. Është e sigurtë që në fund të ditës njerëzit kërkojnë të shohin rezultatet.

Më vjen mirë që kemi qenë në gjendje të bëjmë një ekuilibër mes shtrëngimeve të nevojshme dhe lëshimeve. Vetëm me heqjen e taksës së sheshtë dhe vendosjes së taksimit të ndershëm, bëmë që 570 mln dollarë të mos shkojnë në arkën e shtetit, por të mbeten në xhepat e qytetarëve.

Sot jemi këto për të folur lidhur me një politikë të re që duam të lancojmë. Jemi gati sepse kemi bërë reforma, kemi vendosur rregulla në financat e shtetit, dhe kemi mundësinë të bëjmë diçka që e kishim të pamundur disa vite më parë. Në buxhetin e 2019 do të kemi disa të reja, në kuadër të reformave që do të shkojnë në favor të njerëzve, do të kemi rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Do të kemi lehtësime të rëndësishme taksash, kryesorja lehtësimi i taksave për një pjesë të konsiderueshme dhe shumë aktive të biznesit, që nuk do të konsiderohet më biznes i madh deri në 140 mijë dollarë xhiro në vit.

rama konica.al
rama konica.al

Më e bukura është ajo që do bëjmë për fëmijët e sapolindur. Në vitet 2000 unë pata lançuar si kryetar i bashkisë së Tiranës, çekun e bebes, 50 mijë lekë të vejtra, dhe mbeti aq sa ishte për shumë vite, madje mbeti një problem, dhe në malin e borxheve të mbetura ne kishim edhe një borxh prej 5 milion dollarësh për bebet që nuk e kishin marrë. Borxh që e shlyem. Asgjë më nuk ka ndryshuar në këtë politikë, që sot kthehet në rendin e ditës me një shumëfishim nga 1 janari 2019, do të marrë 400 mijë lekë i parë, 800 mijë fëmija i dytë, dhe fëmija i tretë 1 milion e 200 mijë lekë.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për një tjetër inovacion, në mënyrë që çdo bebe që lind në maternitetet e Republikës së Shqipërisë, do të regjistrohet aty, nuk do ketë lodhje deri në gjendjen civile, dhe do të marrë çekun aty”, ka përfunduar kryeministri Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në 2100 më pak se 1 milionë shqiptarë

Shqiptarët drejt ‘zhdukjes’. Frikë nga familja?