MENU
klinika

Kërkon të betohet si kryebashkiak

Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Fredi Belerit, çfarë pritet të vendoset

25.04.2024 - 13:54

Mbahet sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, dalë nga zgjedhjet e 14 majit.

Ky i fundit ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se seanca gjyqësore është parashikuar që të nisë në orën 13:30. Ndërkohë nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i gjykatës.