MENU

Nga New York Times

SHBA nuk duhet ta ndihmojë më Arabinë Saudite

25.10.2018 - 12:08

Vrasja e mundshme e kritikut dhe gazetarit saudit  Jamal Khashoggi tregon se sa urgjent është bërë për Shtetet e Bashkuara të rishikojnë marrëdhëniet me Arabinë Saudite dhe për të treguar se sauditët nuk mund të shkelin më të drejtat e njeriut.

SHBA mund të fillojë duke i dhënë fund mbështetjes  për luftën në Jemen.

Jo vetëm që kjo luftë ka krijuar një katastrofë humanitare në një nga vendet më të varfra të botës, por përfshirja amerikane në këtë luftë nuk është autorizuar nga Kongresi dhe prandaj është jokushtetues.

Në mars të vitit 2015, një koalicion i shteteve arabe të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisi një luftë kundër rebelëve Houthi të Jemenit. Që atëherë, shumë mijëra civilë janë vrarë dhe shumë të tjerë kanë humbur shtëpitë e tyre. Kaosi në Jemen ka ofruar gjithashtu terren “të frytshëm” për grupet ekstremiste si Al Kaeda dhe Shteti Islamik.

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të angazhuara në këtë luftë. Ato sigurojmë bombat që koalicioni i udhëhequr nga sauditët po përdor, i furnizojnë ato  me avionë etj.

Në shumë raste, objektivat e bombës kanë qenë qytetarët. Në një nga rastet më të tmerrshme të kohëve të fundit, një bombë amerikane iu hodh një autobusi shkolle të mbushur me djem të rinj, duke vrarë dhjetra dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Megjithatë, muajin e kaluar, duke iu përgjigjur shqetësimeve të Kongresit, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretari i Mbrojtjes James Mattis pohoi se sauditët po bëjnë çdo përpjekje për të zvogëluar rrezikun për viktimat civile.

Të dhënat i hedhin poshtë këto pretendime. Sipas grupit të pavarur të monitorimit Jemen Data Project, midis marsit 2015 dhe marsit 2018, më shumë se 30 për qind e objektivave të koalicionit të udhëhequr nga Saudite kanë qenë joushtarakë.

Një raport i Departamentit të Shtetit të vitit 2016 zbuloi se konflikti midis forcave të udhëhequra nga sauditët dhe kryengritësit Houthi kishte ndihmuar Al Kaedën dhe Shtetin Islamik të shtonin sulmet e tyre në pjesën më të madhe të vendit. Kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, David Miliband , tha në një intervistë të fundit, “Fituesit janë grupet ekstremiste Al Kaeda dhe ISIS.”

Në shkurt u prezantua Rezoluta e Përbashkët e Senatit 54, që i bënte thirrje presidentit të tërhiqej nga lufta në Jemen, për dy arsye. E para është se lufta është një katastrofë strategjike dhe morale për Shtetet e Bashkuara. E dyta është se duhet që Kongresi të vendosë lidhur me çështjet e luftës.

Vrasja e gazetarit Khashoggi kërkon që të bëhet e qartë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Arabinë Saudite nuk është e pakushtëzuar.

Le të shpresojmë që Kongresi do të veprojë, më në fund do të marrë seriozisht detyrën , do të kufizojë mbështetjen për masakrën në Jemen dhe do të dërgojë mesazhin se jeta njerëzore është shumë më me vlerë se fitimi nga armët.

Ernie Sanders, senator i Shteteve të Bashkuara nga Vermont.