MENU

Përmbledhja ditore e rajonit

A do të ketë Dejton të ri për Kosovën?

28.10.2018 - 15:54

Serbi

Ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiç, tha se për çështjen e Kosovës nevojitet një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate.

Ai thotë se pas kësaj do të duhej parë çfarë do të merrte Serbia si kompensim, por edhe se do të nevojitej një konferencë ndërkombëtare, pra një lloj Dejtoni, ku do të hapej plotësisht çështja e Kosovës dhe do kërkohej një zgjidhje përfundimtare për statusin.

Kosovë

Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, duke folur për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se Evropa vazhdimisht ka ndryshuar kufijtë gjatë historisë së saj.

Busek thotë ka shumë shembuj të tillë nga Evropa.

Maqedoni

Sipas Boston Consulting Group, Maqedonia është në vendin e fundit në Evropës sipas cilësisë së jetesës.

Në raportin e Boston Consulting Group, Maqedonia ka notën më të ultë 42.9 dhe menjëherë pas saj vjen Mali i Zi me 43.3 dhe Moldavia me 44.5. Nga vendet tjera të Ballkanit, më mirë e vlerësuar është Sllovenia me 63.4, dhe pas saj janë Greqia me 62.6, Serbia me 53.7, Kroacia me 50.4 dhe Bullgaria me 48.6.

Kosovë

Ish-ndërmjetësuesi i dialogut teknik në mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, thotë që vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet edhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash në mes të dy vendeve e jo të humbet kohë me temën “korrigjimi i kufirit”.

Ndërsa, për të parën thotë se duhet pasur kujdes të posaçëm, duke rekomanduar konsulta me vendet fqinje për shkak të evitimit të lëkundjeve të mundshme të stabilitetit sigurisë në rajon.

Kosovë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në një konferencë për shtyp, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave u përdor si presion politik edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ku Kosova humbi mbi 8 mijë hektarë, por liberalizimi nuk po ndodhë. Ajo për këtë i bëri përgjegjës drejtuesit e shtetit dhe kërkoi dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pacolli tha se në Kosovë ndodhën shumë procese në emër të liberalizimit të vizave.

Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të ndodhin, mirëpo vetëm atëherë kur është në interes të Kosovës, duke potencuar se interesi shtetëror para atij partiak.

Limaj ka thënë se i rëndësishëm është bashkimi i strukturave politike dhe të arrihet konsensus për interesa në të mirë të vendit. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozim nga ministri serb

Propozohet një Dejton i ri për Kosovën