MENU
klinika

Shkak demarkacioni dhe vizat

LVV kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe Haradinajt

28.10.2018 - 13:49

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në një konferencë për shtyp, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave u përdor si presion politik edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ku Kosova humbi mbi 8 mijë hektarë, por liberalizimi nuk po ndodhë. Ajo për këtë i bëri përgjegjës drejtuesit e shtetit dhe kërkoi dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pacolli tha se në Kosovë ndodhën shumë procese në emër të liberalizimit të vizave.

kolana e librave

Sot, në vend se këta qeveritarë të dalin e të japin përgjegjësi para qytetarëve, pse liberalizimi i vizave nuk ndodhi, ata dalin e thonë se Liberalizimi i paraparë të ndodhë në fund të këtij viti mund të shtyhet. Ata tash [qeveritarët] po fajësojnë qytetarët dhe BE-në për albanofobe dhe se Kosova duhet të rishikojë qasjen ndaj BE-së”, tha Pacolli.

Ajo tha se tani kur procesi i liberalizimit të vizave ka hyrë në një fazë komplekse, nuk mbetet vetëm me pesë shtetet që nuk e kanë njohur, por edhe me shtetet kryesore të BE-së që e kanë njohur Kosovën. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN