MENU
klinika

Takimi i 8 nëntorit

A do të ketë diskutim në OKB për Kosovën?

24.10.2018 - 10:17

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca dhe Suedia, janë duke u munduar të parandalojnë që në rend të ditës në mbledhjen e 8 nëntorit të jetë temë diskutimi gjendja në Kosovë.

Këto vende të fuqishme, sipas gazetës serbe “Novosti” janë duke u munduar që të ndalin çdo temë që ka të bëjë me Kosovën si dhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, duke vepruar kështu kundër Rezolutës 1244, me të cilën parashiheshin mbledhjet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Edhe pse rendi i ditës ende nuk është konfirmuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca dhe Suedia janë duke u munduar që edhe njëherë ta anashkalojnë diskutimin për Kosovën.

Vota e Rusisë dhe Kinës kanë peshën e njëjtë sikur të gjitha shtetet tjera, ku nga 15 vendet anëtare, nëntë prej tyre Kosovën e kanë pranuar si shtet të pavarur. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Haley: UNMIK-u të largohet nga Kosova


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin