MENU
klinika

Ndikimet

A është ngjitja mënyra më e mirë për fitnes dhe për humbjen në peshë?

23.10.2018 - 16:20

Një mënyrë e këndshme për të eksploruar botën rreth jush, është hiking ose e thënë ndryshe  ngjitja në lartësi.Mund të filloni ecjen nga kodrat më të ulëta e deri tek majat më të larta të maleve.

Për të ecur të qetë,duhet të pergatisni trupin dhe të rritni nivelin e fitnesit deri në pikën ku mund të ecni 4 deri në 5 milje në terren  të ulët pa shumë lodhje. Pastaj  mund të filloni të eksploroni vende të ndryshme duke filluar nga kodrat deri tek malet e lartë dhe zonat e shkreta.

Për ngjitje  të shkurtra,mund të përrdorni  pothuajse çdo palë këpucë  që janë të rehatshme dhe të lehta. Për ngjitje në lartësi te mëdha ,duhet të  vishni çizme për  hiking.Mund të pyesni një shitësin  në dyqan kur  të blini pajisjet  për t’ju ndihmuar të zgjidhni një palë të përshtatshme. Duhet patjetër të këni disa lloje veshjesh me vete për t’ju mbrojtur nga ndryshimet e motit të tilla si stuhitë e papritura dhe nga ajri i ftohtë në zonat malore. Në zonat ku lejohet gjuetia, gjithmonë duhet të mbani veshur rroba me ngjyra të shndritshme.

Nëse ecni për më shumë se dy orë, sigurohuni që të merrni ushqim dhe ujë. Hiking-u djeg rreth 300 kalori në orë dhe mund t’ju ndihmojë të bini më shpejtë në peshë.

KUJDES: Pini  të paktën një gotë ujë  çdo 20 minuta nëse është  nxehtë ose jeni duke djersitur.

Respektoni dhe mbani pastër  ambientin : Mos dëmtoni pemët, mos i shkelni bimët ose mos i shqetësoni kafshët. Duhet të siguroheni që të mos pini ujë të pakontrolluar dhe të mos e tej lodhni veten. Dhe më e rëndësishmja: Gjithmonë duhet  keni mjetet e nevojshme dhe të dini të jepni
“ Ndihmën e Parë”.

Nga vetitë e shumta për shëndetin, te mënyra e kultivimit

Ndryshimet mes çajit të zi dhe jeshil

Sezoni i qumështit të bletës

Shëruesi magjik i shumë sëmundjeve