MENU
klinika

Deklarata

Ahmeti: Alternativë vetëm integrimi euroatlantik

22.10.2018 - 10:50

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar sot në Shkup zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Metju Pallmer, si dhe ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, ku u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni, zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, reformave, si dhe integrimit euroatlantik.

Ahmeti nënvizoi përpjekjet për të arritur përkrahjen e nevojshme në Kuvend dhe që dita e premte ishte vetëm fillimi i një procesi disamujor të zbatimit të marrëveshjes së Prespës.

Përkushtimi jonë konstruktiv nuk do të mungojë as në javët në vijim deri në rrumbullakësim të procesit për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Vendi dhe rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveç se integrimit euroatlantik dhe miratimit të standardeve perëndimore demokratike”, ka thënë ai. /Konica.al/