MENU
klinika

Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës

‘Maqedonia mund të jetë anëtare e NATO-s brenda vitit 2019’

02.10.2018 - 15:37

NATO në një kumtesë tregoi se Republika e Maqedonisë mund të bëhet anëtare e Aleancës në vitin 2019 nëse e pranon Marrëveshjen e Prespës.

Negociatat për pranim të Maqedonisë mund të përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm dhe në fillim të vitit 2019 shteti mund të bëhet anëtare e NATO-s”, deklaroi në konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Të gjithë e ndjekim me kujdes deklarimin në referendumin në ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë. E përshëndes miratimin e arritur për Marrëveshjen e Prespës. Shkupi duhet t’i përcaktojë hapat e ardhshëm”, theksoi sekretari i prëgjithshëm Stoltenberg.

Stoltenberg tha se NATO-ja është e gatshme që ta mirëpresë Maqedoninë si anëtaren e 30-të të NATO-s.

Kjo mund të ndodhë vetëm me miratimin e Marrëveshjes së Prespës. Negociatat për anëtarësim filluan dhe presim t’i përfundojmë në janar të vitit të ardhshëm. Kur do të përfundojë pranimi i Marrëveshjes, mund të nënshkruajmë protokoll me IRJM-në. Në fillim të vitit shteti mund t’i bashkangjitet Aleancës. U bëj thirrje të gjithëve të tregojnë përgjegjësi dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tregoi Stoltenberg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Të bëhet një traktat i paqes Kosovë - Serbi”

Sinjalet për sulme në Veri, ministri Maqendonci ngre alarmin

"Të shqetësuar për përdorimin e termit “maqedonas verior”!"

Censi/ Reagon ashpër Shkupi: Të dhënat për minoritetin etnik s’janë të sakta!

“Nuk ka minoritet bullgar, të ribëhet regjistrimi“

Maqedonasit, kundër censit në Shqipëri