MENU
klinika

Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët kërkon zgjedhje të parakohshme

07.10.2018 - 12:35

Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni pas diskutimeve të shumta dhe analizave për situatën politike pas referendumit vlerëson se edhe nëse arrihet konsensusi i nevojshëm vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas tyre, ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme për vendin.

Rezultati i referendumit më 30 shtator, ku shumica dërmuese e qytetarëve u përgjigjën pozitivisht dhe votuan për referendum është indikator se pjesa më e madhe e qytetarëve tonë janë të përcaktuar për NATO dhe BE. Mos suksesi që të arrihet censusi i nevojshëm në referendumin e 30 shtatorit paraqet edhe një situatën politike dhe juridike.

Me fjalë të tjera, më 30 shtator nuk kishte aktvendim, por kishte mesazh të qartë nga qytetarët për klasën politike, ndërsa mesazhi është se vendimi i delegohet në Kuvend, gjegjësisht deputetëve t’u bëhen të gjitha përpjekjet e nevojshme që të sigurohen dy të tretat e Kuvendit dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë sipas modelit të Përzhinos me pastrim të Listave Zgjedhore nga votuesit fiktiv, si dhe zbatimi i sistemit zgjedhor me lista të hapura.

Ata propozojnë që në njësinë zgjedhore numër gjashtë, ku ka 10 për qind më shumë votues nga njësitë tjera të hiqen Dibra dhe Kërçova si territore dhe të kalojnë në njësinë zgjedhore numër pesë. /Konica/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Opozita parlamentare pro referendumit

VMRO-DPMNE, nesër seancë për referendumin


e para presidente femër në historinë e vendit

Kush është Gordana Siljanovska-Davkova

Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

“Ballkani së pari, pastaj Brukseli!”

Presidenti “në duar” edhe të shqiptarëve

Dy palë zgjedhje në Maqedoninë e Veriut