MENU
klinika

Vendos populli

Diplomati rus: Rusia nuk ndërhyn në çështjen maqedonase

07.10.2018 - 17:41

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, ka folur lidhur me çështjen e emrit të  Maqedonisë dhe anëtarësimit të saj në NATO.

Sipas Karpushin, kjo çështje duhet të zgjidhet me një rezultat të vendimit të marrë nga populli.

Më tej ambasadori rus ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në këtë çështje, por nga ana tjetër ka këshilluar Maqedoninë të mos nxitojë për t’u bërë pjesë e NATO-s.

aleksander-karpushin-konica.al
aleksander-karpushin-konica.al

“Mendoj se do të jetë shumë e drejtë që çështja e emrit të Maqedonisë,anëtarësimi i saj në NATO dhe BE duhet të jenë në duart e popullit Maqedonas.

Edhe nëse zgjidhen brenda parlamentit kjo mund të çojë për ndarjen më të thellë të popullit maqedonas.

Sa i përket ndërhyrjes së mundshme të Rusisë në një çështje me një rëndësi aq të veçantë, këto janë thjesht gojëdhëna të pabaza sepse Rusia nuk ka arsye të veprojë kështu, jemi të bindur që çështjet do të zgjidhen me vullnetin e lirë të popullit.

Rusia nuk është kundër anëtarësimit të çdo vendi tjetër në BE qoftë Maqedonia, Serbia, Bosnjë Hercegovina. Në qoftë se është vullneti i hapur i popullit , i vendit pse jo, ata janë të lirë për vendimet e tyre”, tha ambasadori rus në Tiranë.

Lidhur me Shqipërinë Karpushin është shprehur mjaft optimist.

aleksander-karpushin-konica.al
aleksander-karpushin-konica.al

“Vëllimi i tregtisë në bujqësi po rritet vazhdimisht e në veçanti këto 4 vitet e fundit.

Aq të frytshme dhe efektive në të gjitha aspektet duam ti kemi edhe marrëdhëniet me Shqipërinë.

Hapat pozitive ekzistojnë, planifikohet takimi i bashkëkryetarëve të komisionit ndërqeveritarë ruso-shqiptar, ndoshta vitin tjetër do të zhvillohet edhe sesioni i komisionit ndërqeveritar”, tha Karpushin.

Këto deklarata ambasadori rus i ka bërë nga universiteti i Korçës ku ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e dekorimit të përkthyesit Vangjush Ziko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’