MENU
klinika

Rinis Vetting-u

Anëtar i KED-së/ Shqyrtohet nga Vetting-u gjyqtari

01.10.2018 - 12:06

Axhenda e Vetting-ut, në rikthimin pas dy muajsh,  për muajin tetor, do të nis me shqyrtimin e gjyqtarit Sotiraq Lubonja.

Sotiraq Lubonja, është gjyqtar në Gjykatën e Apelit, i cili do të shqyrtohet në KomIsionin e Pavarur të Kualifikimit(KPK), më 3 tetor.

Gjyqtari i Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja, njëkohësisht është edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

kpk-konica.al
kpk-konica.al

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari do të shqyrtojë dosjen e gjyqtarit Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja në seancën dëgjimore të datës 3 tetor që nis në orën 09:00.

Komponentët për të cilët gjyqtarët do t’i nënshtrohen Vettingu-t janë ato për pasurinë, integritetin moral dhe aftësitë profesionale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lista e gjyqtarëve në "sitë"

Vetting-u/ Rinisin seancat dëgjimore