Arrestimin e dy ish-deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çukos e ka komentuar edhe deputeti i PS, Pjerin Ndreu.
Deputeti ka thënë pas mbledhjes së grupit të PS se ka rezerva për mënyrën si ka vepruar Prokuroria dhe Policia me këto raste.
Sipas tij është vepruar me dy standarde në ndalimin e tyre.
“Nuk marr përsipër të gjykoj provat, por kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimet, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit. Dhe praktikimin e dy standardeve, një grup qe quhet i parëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret prokuroria e Krimeve te Renda. Duhet të shihen me qetësi këto gjera.
Ne si force politikë nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e te vepruarit te prokurorisë dhe policisë në dy raste te ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtësisë e të flasim për të tjerat”- tha Pjerin Ndreu.