MENU
klinika

Akuzat për korrupsion pasiv

Arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Arben Cuko

21.10.2018 - 17:41

Arrestohet nga policia ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko.

Ai dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Urdhër arresti nga Gjykata e Krimeve të Rënda u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ish deputeti i Partisë Socialiste u shkarkua disa javë më parë nga posti dhe është arrestuar këtë të dielë nën akuzën e përfshirjes në korrupsion pasiv gjatë kohës në krye të drejtimit të burgjeve shqiptare.

Në vendimin për shkarkimin e Çukos nga drejtimi i burgjeve, argumentohej se lëvizja bëhej për të përmirësuar punën në këtë institucion, veçanërisht në drejtim të rritjes së efikasitetit dhe luftës kundër korrupsionit.

Arben Çuko ka qenë deputet i PS dhe detyrën e drejtorit të burgjeve e mori në korrik të vitit të kaluar, duke zëvendësuar kështu Arjan Hoxhën, i cili u emërua në këtë post pas marrëveshjes Rama-Basha.