Qeveria maqedonase ka filluar procedurën drejt ndryshimeve kushtetuese, të cilat tashmë kanë arritur në Kuvend. Mirëpo, krahas fillimit të procedurës për ndryshime kushtetuese, dy e treta e shumicës së deputete që është e nevojshme për ndryshim është e pasigurt gjë që pritet vendi të shkoj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe NATO-së, zgjedhjet nuk janë zgjidhje për dalje nga kjo situatë, e cila u shkaktuar pas referendumit, kurse partitë opozitare thanë se nuk do të mbështesin ndryshime kushtetuese.
Afati fillestar për shpallje të zgjedhjeve që e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev ishte data 10 tetor, por siç thonë nga partitë qeveritare kjo mund të shtyhet deri në fund të javës. Të hënën është caktuar seancë e re parlamentare, e cila mund të jetë e fundit për këtë përbërje.
Lideri i opozitës Hristijan Mickoski dje në një letër të hapur për Zaevin, mes tjerash tha se janë të kota përpjekjet e për harmonizim të shantazhim të deputetëve për mbështetje të amendamenteve kushtetuese.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka porositur se nuk ka plan B për Maqedoninë, sepse vendi tani ka mundësinë e cila ndodh njëherë në jetë dhe se mund të bëhet anëtare e NATO-së vetëm nëse e pranon marrëveshjen me Greqinë.
Ai theksoi se nëse institucionet demokratike në Shkup vendosin që ta zbatojnë në tërësi Marrëveshjen e Prespës, atëherë NATO-ja është e gatshme që shpejt ta pranojë Maqedoninë si anëtaren e saj të 30-të. /Konica.al