MENU
klinika

Vrasja e minoritarit Kacifa

Athina përsëri në protestë, djegin flamurin kuq e zi

30.10.2018 - 21:42

Mbrëmjen e sotme në Athinë është zhvilluar një tjetër protestë për rastin e vrasjes së minoritarit Kacifa në Bularat të Gjirokastrës.

Tubimi është zhvilluar para parlamentit, ndërsa protestuesit kanë shpalosur një pankartë ‘Kacifas i pavdekshëm’ më pas kanë djegur flamurin kuqezi dhe kanë lëshuar thirrje anti shqiptare.

“Sëpatë dhe flakë ndaj qenërve shqiptarë. Shqiptar nuk do të bëhesh kurrë grek. Vorio Epiri është grek do të rikthehemi dhe do të dridhet toka” , ishin disa nga thirrjet e grekëve.

Lapidari për nder të Konstandin Kacifas konica.al
Lapidari për nder të Konstandin Kacifas konica.al

Kjo është protesta e dytë që zhvillohet në Athinë, pasi dy ditë më parë, menjëherë pas vrasjes ekstremistët e Agimit të Artë protestuan para ambasadës shqiptare.

Konstantinos Kaçifa u vra nga reparti RENEA, dy ditë më parë, pasi nuk pranoi të dorëzohej. Ngjarja ka hapur një debat në shtetin fqinj, pasi grupi ekstremist i Agimit të Artë, ka organizuar një protestë ditën e ngjarjes.

Lapidari për nder të Konstandin Kacifas konica.al
Lapidari për nder të Konstandin Kacifas konica.al

Mediat greke shkruajnë se Kaçifa u vra pasi u përlesh me policinë, sepse këta të fundit ulën flamurin grek në Bularat, ndërkohë që Tirana zyrtare ka përsëritur faktin se ngjarja është e izoluar, dhe se Kaçifa rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të policisë shqiptare.

Ndërkohë që edhe në videon e publikuar nga momenti i vrasjes duket mjaft qartë që autori nuk mban flamuj në dorë, të cilët valëviten normalisht, por një automatik të modifikuar dhe qëllon drejt policisë.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”