MENU
klinika

Deklarata

“Babalja”, Xhafaj: I takon drejtësisë

11.10.2018 - 12:13

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është pyetur nga gazetarët për çështjen e audio përgjimit që pretendohet se shfaqet vëllai i tij në pazare droge si dhe pretendimin e Fredi Alizonit se Ardi veliu e ka marrë me makinë dhe e ka çuar në Prokurori.

Boll kam bërë komente për këtë çështje, se i takon drejtësisë. Kam kulturën që të respektoj autoritetet e drejtësisë. Kjo çështje është një çështje që po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i takon drejtësisë të japë verdiktin për ketë çështje. Unë jam në detyrë me qellim që ti shërbeje vendin tim dhe jam i fokusuar në detyrat e mija. Pala tjetër i del krah krimit duke sulmuar policinë.”- tha Ministri Xhafaj.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se çështja e Arbër Çekajt ka marrë një kthesë tjetër.

“Ka një ndryshim në këtë gjë. Nuk është çështje ekstradimi më, por hetimi të përbashkët dhe mbetemi këtu se nuk më takon mua. U takon autoriteteve të hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të policisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të policisë kriminale gjermane”, tha ai.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj reagon lidhur me çështjen e audiopërgjimit. Në një prononcim për median kur në krah të tij ishte një zyrtar gjerman Xhafaj akuzoi PD-në se ka zgjedhur rrugën për ti dalë në krah krimit duke sulmuar policinë, si dhe partnerët e gabuar

“Unë jam ministër i Brendshëm dhe jam në këtë detyrë t’ i shërbej qytetarëve të mi. PD ka zgjedhur rrugën ti dalë në krah krimit duke sulmuar policinë .. Kanë zgjedhur partnerë të gabuar dhe llumin e këtij vendi“.