Ditën e sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi kallëzimin në Prokurori të deputetëve të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Edi Palokës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me kallëzimin e bërë, ku e akuzon deputetin Alibeaj për fakte të pavërteta për rastin ‘Xhisiela’.
Deputeti i PD shprehet se loja me padi është e dalë boje dhe se Balla ka marrë pjesë në kërcënimin me armë të oficerit Emiljano Nuhu.
Fjala e plotë e deputetit Alibeaj:
“Inflacioni me padi apo shokë ne prokurori nuk e shpeton dot Taulant Ballen nga pergjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfare permbajne kamerat e Policise se Fushe Krujes.
Persa kohe qeveria mbulon te verteten, Taulant Balla nuk ka pse te ndjehet i fyer, kur ne i kujtojme se ai ka marre pjese ne kercenimin me pistolete ne koke te nenkomisar Emiljano Nuhut.
Qytetaret e kane pare sesi ai po sillet si anetar i bandes se Fushe Krujes ne mbrojtje te Rrahman Rrajes dhe djalit te tij perdhunues.
Qytetaret nuk kane harruar se diten e pare te reagimit te tij, Taulant Balla quajti “idiotizem” perdhunimin e vajzes nga djali i kolegut te tij.
Loja me padi eshte e dale boje, njesoj si genjeshtrat e Taulant Yaris se ne 21 Korrik ishte njehere ne inaugurim, njehere per peshk.”