MENU
klinika

Shkak dëmshpërblimet

Banorët e By pass-it të Shkodrës sërish në protestë

27.10.2018 - 11:11

Banorët e By pass-it të Shkodrës sërish në protestë. 

Ndërsa punimet vijojnë në këtë vepër, ende ata nuk kanë marrë dëmshpërblimet dhe njëkohësisht nuk është zgjidhur çështja e daljes në rrugën kryesore nga banesat e tyre. Banorët kërcënojne se do ti bllokojnë punimet meqë përgjigje nuk ka.

As ARRSH dhe bashkia Shkodër nuk kanë dhënë një zgjidhje për shqetësimin e tyre. “Ne nuk kërkojmë asgjë vetëm te na lihen daljet nga rruga për çdo emergjence apo problem tjetër”. “Toka  na është marrë, tani kërkojmë paratë sepse ka vite që tallen me ne”

“Nuk kemi as kompensim, as dalje për të dalë në rrugë nga By Pass. Kërkojmë që për këto 6 vjet që është marrë toka të na paguhet dëmi që është bërë. Kanë hapur një kanal dhe fëmijët e mi dhe nëna ime që është 80 vjeçe nuk mund të kalojë. Të paktën të na bëjnë rrugën. Shtëpia ime është investimi im i vetëm por nuk mundem të dal nga shtëpia pasi është hapur një kanal ” thonë banorët.