MENU
klinika

Fund i sigurtë i diktaturës

Basha i revoltuar: Nuk ka më as kryeministër as gjykata e polici

24.10.2018 - 19:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i revoltuar, ka ritheksuar me anë të një statusi në Twitter se vendi nuk ka më as kryeministër, as polici e as gjykata.

Sipas tij Shqipëria udhëhiqet nga një tufë politikanësh banditë që po mbajnë peng vendin.

Megjithatë, ai shprehet se përballja me popullin është e pashmangshme dhe se fundi i diktaturës së krimit është afër.

basha reagon kunder rames-konica.al
basha reagon kunder rames-konica.al

“Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por nje tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin.

Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurte,” shkruan Basha.