MENU
klinika

Dorëheqja e Xhafës

Basha: Largimi i Xhafës, shkatërrimi i Ramës

27.10.2018 - 10:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas dorëheqjes së papritur të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se ky është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi.

“Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin,” shkruan Basha.

Postimi i plotë:

Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë.

Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit.