MENU
klinika

Dekriminalizimi i zgjedhjeve

Basha mbledh gazetarët, i nis mesazhin Ramës

30.10.2018 - 16:35

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thirri një bashkëbisedim me gazetarët për t’i dhënë një mesazh të prerë kryeministrit Edi Rama.

“Pa dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe pa ndarjen e politikës me krimin në Shqipëria nuk do të ketë hapësirë institucionale për procers normal politik.”

Basha tha se vendi po kalon një situatë të vështirë për shkak të lidhjeve që sipas tij ka qeveria me krimin.

Ai paralajmëroi publikimin e skandaleve të reja, duke ju referuar kryesisht dosjes 339, për shkak të cilës u arrestuan dy ish-deputetët socialistë dhe në përgjime doli emri i kryebashkiakut Vangjush Dako.

basha mesazh rames-konica.al
basha mesazh rames-konica.al

“Përgjimet që janë bërë publike janë maja e ajzbergut. Janë bërë publike vetëm aq me qëllim për të mbajtur nën kontrollo apo zbehur rolin dhe përfshirjen e Vangjush Dakos.”

Kryetari i opozitës, mbajti qëndrim për herë të parë për situatën e krijuar pas vrasjes nga policia të 35-vjeçarit në Gjirokastër, ndërsa akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama

“Nuk është vetëm në gjendje vetëm të përdorë ngjarje të tilla kriminale për të zhvendosur vëmendjen, por edhe të prdhojë ngjarje dhe fenomene që mund të cojnë drejt destabilizimit Shqipërinë dhe Rajonin.”

Më herët kryetari i PD-së Lulzim Basha, pas disa javësh mungesë mblodhi grupin parlamentar ku u diskutua për situatën politike dhe procesin e zgjedhjeve brenda strukturave.

Basha, mësohet të ketë vënë deputetët para faktit se përballja me qeverinë nuk do të jetë e largët duke u kërkuar që të intesifikojnë takimet me qytetarët.

Për akzuat dhe deklaratat e Bashës reagoi kryeministri Edi Rama, i cili paralajmëroi 23 padi për shpifje.