MENU
klinika

Vendosjen para drejtësisë

Basha rrëfen objektivat e tij për largimin e Ramës

18.10.2018 - 22:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pohuar se objektiv i PD-së dhe opozitës mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe vendosja e tij para drejtësisë.

“Nuk ka për të pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën.

basha-pa ramen kryeminister-konica.al
basha-pa ramen kryeminister-konica.al

Qëllimi apo objektivi im si kryetar i Opozitës, i Partisë Demokratike dhe i aleatëve tanë është jo thjesht largimi i tij si kryeministër, por largimi i tij nga politika dhe dërgimi i tij para drejtësisë.

Partia Demokratike dhe aleatët po përgatiten për zgjedhje, për zgjedhjet lokale, por po përgatiten për zgjedhje të përgjithshme.

Qëllimi ynë është që me shumicën e shqiptarëve që nuk e pranojnë dhe nuk e durojnë më këtë gjëndje, ti imponojmë një zgjidhje politike vendit. Një zgjidhje që duhet të kalojë apo të tejkalojë gjendjen e grushtit të shtetit ku ndodhemi.”