BE ka vendosur që duke nisur nga viti 2021 do të ndalojë përdorimin e artikujve plastikë një përdorimësh si pjatat, serviset, gotat, pipa e pastrues veshësh, etj.
Planet e miratuara nga Parlamenti Europian prekin produkte që përbejnë mbi 70% të mbeturinave detare.
Eurodeputetët i shtuan kësaj listë edhe produkte të krijuara nga plastika oxo-degradabile si ajo e përdorur tek qeset dhe paketime fast food-i që përmbajnë polestirën.
Konsumi i disa artikujve të tjerë, për të cilët nuk ekziston asnjë alternativë, do të duhet të reduktohet nga shtetet anëtare me të paktën 25% deri në vitin 2025.
Kjo përfshin kutitë e sanduiçeve apo vasketat njëpërdorimshme te hamburgerëve, frutave, ëmbëlsirave apo akulloreve.
Shteteve të bllokut i kërkohet të hartojnë plane kombëtare për të inkurajuar përdorimin e produkteve të përshtatshme për përdorim të shumëfishtë, për ripërdorim dhe për riciklim.
Plastika të tjera si shishet, do të mblidhen veçmas e do të riciklohen me një normë prej 90% , edhe këto deri në vitin 2025.
Deputetet ranë po kështu dakord që masat e reduktimit të mbulojnë gjithashtu mbeturinat nga produktet e duhanit, veçanërisht filtrat e cigareve që përmbajnë plastike; këto duhen reduktuar me 50% deri në 2025-ten dhe me 80% deri në vitin 2030.
Nisma konsiderohet një përpjekje e rëndësishme për të frenuar ndotjen e oqeaneve.
Nëse nuk veprojmë tani, citohet të ketë thënë një ligjvënës evropian, deri në 2050-tën, në ujin e detit do të ketë më shumë plastikë se peshq.