MENU
klinika

Skandali në Greqi

Blerja e mediave nga Greqia, paralajmërimi që bëri Idrizi në janar

19.10.2018 - 19:05

Në janar të këtij viti, kryetari i PDIU-s, Shpëtim Idrizi  paralajmëroi shqiptarët për fondet e pista që hidheshin në media e portale kundër çështjes Çame e pro interesave greke, nga Fondi Sekret i Ministrisë së Jashtme greke.

Unë e di shumë mirë që influenca e Greqisë  është e madhe edhe në mediat shqiptare. Shqipëria sot dhe çdo ditë do të jetë akoma dhe më e fortë, e mos u mbani tek ata që tradhëtojnë interesat e Shqipërisë,” thoshte Idrizi para disa muajsh.

Botimi “bombë” që bëri pak ditë më parë gazetari grek Dhimitris Takis në gazetën elektronike iefimerida.gr shkruante se Ministria e jashtme greke financonte me fonde sekrete media dhe gazetarë në Shqipëri “për të siguruar publikime pozitive rreth Greqisë, për krijimin e lobit të gazetarëve shqiptarë ne vend, si dhe që kokat e medias të mbështesin interesat e Greqisë”.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës