11.10.2018 - 14:40
Opozita bojkotoi sot seancën plenare në Kuvend, më tej ata vijnë me një reagim.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, mësohet të ketë shkuar në selinë e PD-së për një takim me kryeopozitarin Lulzim Basha.
Bëhet me dije se Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili dhe deputetja Klajda Gjosha.
Kujtojmë se prej ditësh situata politike në vend paraqitet e tensionuar, ku nga një anë ‘zien’ çështja “Babalja” dhe nga ana tjetër “Xhisiela”.
Opozita ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ për lidhjet e saj me krimin, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me akuza.