MENU
klinika

Plotësohen kandidaturat

Prokurori përdor limitin e kohës dhe zgjidh ngërçin e KLP-së

31.10.2018 - 21:00

Prokurori i Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, ka kandiduar në limitin e fundit të afatit kohor të garës, duke i hapur kështu rrugë ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorëve.

Kandidimi i prokurorit Sheshi ka nxjerrë nga ngërçi organin në fjalë, pasi i mungonte një kandidat nga Prokuroria e Apelit. Vettingu shkarkoi prokurorin e vetëm nga radhët e Apelit, Luan Kaloçin, dhe në këto kushte procedurat për konstituimin e KLP-së ishin bllokuar deri më tani.

bujar sheshi zgjidh ngercin e klp-se-konica.al
bujar sheshi zgjidh ngercin e klp-se-konica.al

Duke qenë përballë një situate të tillë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku e hapi dy herë garën për prokurorët.

Gara e parë dështoi sepse nuk pati asnjë kandidaturë, ndërsa gara e dytë rezultoi e suksesshme pikërisht për shkak të kandidimit të prokurorit Bujar Sheshi.

Kandidimi i prokurorit të Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, vjen pak ditë pas konfirmimit të tij në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës